1 TETORI 1997, DITA E KTHIMIT TË DINJITETIT

01 tetor 2021 | 10:55

Shkruan: Lulëzim Etemaj

Është dita e thyerjes së mitit të dhunës serbe në Kosovë dhe nënshtrimit të organizuar shqiptar.
Dita e mposhtjes së frigës dhe ngritjes së kokës lart. Shoqëruar me krenari tipike.
Dita kur rinia studentore e Kosovës, të prirë nga Muhamet Mavraj, Bujar Dugolli, Driton Lajçi e Albin Kurti, të përkrahur fuqishëm nga inteligjencia e Kosovës, që përfaqësohej denjësisht nga rektori i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, e tha fuqishëm: Këtu ne tani e kemi fjalën, prej sot deri n’ditë lirie!
Prandaj s‘kishte si të ndodhte ndryshe veç daljes publike të UÇK-së.
Dhe, liria tashmë e kishte derën hapur. S’kishte pse të mos vinte. Me të, më pastaj edhe Republika, si perpsektivë e re, shumë premtuese, në rrugëtimin tonë drejt bashkimit kombëtar.
1 TETORI është dita e kthimit të dinjitetit të Kosovës. Një nga ditët më të shënuara të Kombit tonë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, përmes një postimi në llogarinë…