1 vjet pas sulmeve ndaj KFOR-it, policisë e gazetarëve në veri, LV-ja: Sot pamja atje është krejt ndryshe

29 maj 2024 | 11:00

Në njëvjetorin e sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve në veri, Lëvizja Vetëvendosje (LV) ka thënë se “Republika nuk pezullohet”.

Partia e kryeministrit Albin Kurti, ka theksuar se për shkak të “insistimit të institucioneve të Kosovës, sot atje pamja është krejt ndryshe”,

“Insistimi i institucioneve të Republikës së Kosovës ka bërë që atje sot pamja të jetë krejt ndryshe sepse nuk ka tjetër alternativë pos zbatimit të kushtetutshmërisë, ligjshmërisë dhe kësisoj ruajtjes së sovranitetit e integritetit territorial të Republikës së Kosovës”, është thënë në reagimin e Vetëvendosjes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rindërtimi i fushës së stadiumit “Fadil Vokrri” po kryhet në…