10 arsye për të mos e humbur klasiken Barça-Real
Edhe pse Barcelona siguroi titullin kampion në Spanjë, me fitoren ndaj Deportivos, por edhe Real Madrid u katapultua në finalen e tretë radhazi të Ligës së Kampioneve, ‘El Clasico’ e së dielës nuk është krejt pa vlerë, madje ka shumë arsye të tjera për të mos u humbur këtë ndeshje.
Nuk ka as më të voglin dyshim që vëmendja do të jetë e përqendruar te dueli Messi-Ronaldo, por me shumë interes pritet kjo ‘Klasike’ e fundit për Andres Iniestën. Barça kërkon fitoren e parë në shtëpi ndaj Realit që nga viti 2015, ndërsa Real Madrid kërkon hakmarrjen për një sezon pa shkëlqim në Spanjë, raporton “TCH”.
Nëpërmjet galerisë së fotove keni mundësinë të mësoni 10 arsye bindëse pse duhet ndjekur kjo ‘klasike’ e futbollit botëror.
1. Kjo ndeshje do të tregojë se cila është skuadra më e mirë e sezonit. Edhe pse Barça ka fituar titullin në Spanjë, askush nuk mund të thotë me siguri që ajo është skuadra më e mirë e sezonit. Formacioni i Zidane që shkon për të tretin vit radhazi në finalen e Champions e vuri në vështirësi në Superkupën e Spanjës, ndërsa katalanasit e poshtëruan Realin në Madrid në fazën e parë.
2. Kjo do të jetë ndeshja e 38 dhe e fundit si futbollist në një ‘Klasike’ për Andres Iniestën. Ikona e futbollit spanjoll ka qenë shpesh protagonist i përballjeve me Real Madrid, duke lënë gjurmë të rëndësishme.
3. Kampionët e Evropës kanë vendosur që të mos nderojnë me tunelin e nderit futbollistët katalanas dhe kjo ka nuk ka pëlqyer aspak katalanasve. Në dukje është një episod i vogël, por që mund të rrisë pak dozën e nervozizmit në Kamp Nou.
4. E fortë në këtë sezon është edhe beteja për golashënuesin e sezonit, me argjentinasin Lionel Messi, që kur duhen 4 ndeshje nga mbyllja e kampionatit ka arritur kuotën e 32 golave, ndërsa ndjekësit e tij më të afërt janë Ronaldo me 24 dhe shoku i tij i skuadrës Suarez me 23 gola.
5. Barcelona nuk njeh humbje në La Liga dhe qëllimi i trajnerit Ernesto Valverde është që të thellojë rekordin e këtij sezoni. Barcelona nuk mundet prej 41 ndeshjesh në kampionatin spanjoll dhe ky është një motiv më shumë i fortë edhe për rivalët e Real Madrid që të kërkojnë suksesin këtë të dielë.