10 basketbollistët më të paguar në NBA

02 shkurt 2021 | 13:14

Edhe pse viti 2020 ka qenë shkatërrimtar për arkat e skuadrave të NBA-së, sërish rrogat e basketbollistëve mbeten stratosferike.

Revista e famshme “Forbes” ka publikuar një listë të 10 basketbollistëve më të paguar të këtij viti në NBA.

Në shumën totale përfshihet si rroga që lojtarët marrin nga ekipet e tyre ashtu dhe paratë që ata arkëtojnë nga sponsorizimet e tyre. Në “Top-10” janë 3 basketbollistë të Brooklyn, por në majë ndodhet ylli i Lakers, me gati 100 milionë dollarë.

“Top-10” basketbollistët më të paguar 2021:

  1. LeBron James (Lakers), 95.4 milionë dollarë
  2. Stephen Curry (Golden State), 74.4 milionë dollarë
  3. Kevin Durant (Brooklyn), 65.2 milionë dollarë
  4. Russell Westbrook (Washington), 58.1 milionë dollarë
  5. James Harden (Brooklyn), 50 milionë dollarë
  6. Giannis Antetokounmpo (Milwaukee), 49 milionë dollarë
  7. Klay Thompson (Golden State), 43.3 milionë dollarë
  8. Kyrie Irving (Brooklyn), 43 milionë dollarë
  9. Chris Paul (Phoenix), 40.1 milionë dollarë
  10. Damian Lillard (Portland), 39 milionë dollarë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Canak, në emisionin e…