10 DEPUTETË TË KUVENDIT TË KOSOVËS TË 23 MARSIT 1989 QË KURRË NUK U NDERUAN AQ SA E MERITUAN

26 mars 2023 | 23:35

Ismet Sylejmani

Nga 190 delegatët sa ishin në sallën e Kuvendin të Kosovës, 10 prej tyre edhe pse të gjithë ishin nën presion të madh e të kërrcënuar, me burg e me jetë, por edhe të gjendur në një zingjirë të shtetrrethimit të hekurt policor-ushtarak të rregjimit jugosllavo-serb, këta të poshtëshënuar, votuan kundër këtij suprimimi, i dolën në mbrojtje Kosovës!

Kundër suprimimit të Autonomisë së Kosovës, pra kundër suprimimit të Kushtetutes së Kosovës të vitit 1974 të votuan: Sadik Zuka, Melihate Tërmkolli, Ukë Bytyqi, Shkelzen Gusia, Remzi Hasani, Menduh Shoshi, Riza Lluka, Bajram Buqani, Mehdi Uka dhe Agim Kastrati!

Më 23 Mars 1989, në Kuvendin e historisë së zezë të Kosovës, ku u luajtë njëra nga tragjeditë më të mëdha, 10 emrat e sipër shënuar janë heronjë të vërtetë, 10 emrat e sipër shënuar janë nderi i kombit, ata duhet nderuar me të gjitha nderimet dhe dekorimet më të mëdha të mundshme parlamentare, shteterore e kombëtare!

Te popujt, shtetet dhe kombet tjerë, njerëz sikur këta do të shëndërroheshin e do të trajtoheshin sikur të shenjtë!

Megjithatë kurrë nuk është vonë!

Ata që janë gjallë të nderohen e të respektohen në maksimum, kurse në çdo përvjetor, pra në çdo 23 mars, në nderim të qëndrimit të tyre të panënshtruar, heroik e sypatrembur e në mbrojtje të Kosovës, Presidenti i Kosovës, Kryetari i Parlamentit të Kosovës dhe Kryeministri i Kosovës t’i thërrasin e të ua bëjnë nderimet më të mëdha të mundshme institucionale!

Me emrat e tyre të emrohen rrugë, sheshe e shkolla, institucione të ndryshme relevante e të jetës së përditshme njerëzore të Kosovës dhe pjesëve të ndryshme nëpër gjeografinë e Atdheut të shqiptarisë!

Prishtinë, 26 Mars 2023!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy thotë se disfata e Rusisë në…