10 euro një kilogram fasule në Kosovë
Ngritja e çmimeve të produkteve ushqimore është e vazhdueshme.
Së fundmi është vërejtur një ngritje e çmimit të fasules. E të shqetësuar për këtë janë qytetarët që frekuentojnë Tregun e Gjelbër në Prishtinë. Nga ana tjetër janë tregtarët ata që i arsyetojnë këto rritje.
Qytetari Xhevat Shala nuk është i kënaqur me çmimin e groshës.
Ani pse ky atë që e bleu në tregun në Prishtinë ishte i vitit të kaluar dhe me një çmim më të volitshëm.
“Vallahin shtrenjtë edhe këtu 3.50 janë shtrenjtë se le mo tetë euro kjo është diçka baras me mish”, tha ai.
E kishte edhe nga ata që sapo kishin dëgjuar për rritjen e çmimit të fasules.
“Vallahin 8 euro qetash dëgjova 5 e kom pa 5 u kon”, tha qytetari tjetër Gani Shabani.
Se kjo rritje për shportën e qytetarit është e lartë e thotë edhe kjo qytetare.
“Tetë euro është jashtë normales nuk e përballon asnjë qytetarë çmimin tetë euro, se çdo javë çdo shqiptar, çdo kosovarë pasulin e kena specialitet”, tha Indira Krasniqi – qytetare.
Rritjen e çmimit, e pranon edhe vet shitësi që e bënë këtë punë që më shumë se 30 vite.
“Çmimi vendor është nëntë euro apo dhjetë euro”, tha shitësi në Tregun e Gjelbër në Prishtinë, Përparim Ramadani.
Ramadani thotë që për shkak të rritjes ka më pak shitje.