10 filmat më të shumëpritur për vitin 2018
“Deadpool 2”, “Jurassic World 2” ose “Një histori e Star Wars”-it është vetëm maja e ajsbergut për titanët kinematografikë për vitin e ardhshëm.
Më poshtë po listojmë filmat më të shumëpritur për të gjithë të apasionuarit pas tyre. Ka nga të gjitha llojet, për disa duhet të pritet deri në fund të vitit 2018.
Tomb Raider
Fituesja e Oskarit, Alicia Vikander, do ta zëvendësojë Angelina Jolien në “Tomb Raider”, kthimi i Lara Croftit. Drejtohet nga Roar Uthaug dhe ka si protagonistë të tjerë Dominic West, Walton Goggins dhe Daniel Wu. Del më 16 mars.
Bohemian Rapsody
Një përshtatje e jetës së Freddie Mercury do të protagonizohet nga Rami Malek, i njohur për serinë “Mr. Robot”. Shpresohet të dalë për Krishtlindjen e ardhshme.
50 hijet e Grey-it
Trilogjia e fundit erotike mbi marrëdhënien mes Anastasia Steele dhe Christian Greyit, tashmë të martuar dhe që ndajnë jetën bashkë. Dakota Johnson dhe Jamie Dornan u japin fund këtyre personazheve me këtë pjesë nën drejtimin për herë të dytë nga James Foley. Del në shkurt të 2018-s.
Fije të padukshme
Filmi i fundit i protagonizuar nga Daniel Day-Lewis, mashkulli i vetëm që ka fituar tro çmime Oskar dhe që njoftoi daljen e tij në pension. Në Londër Reynolds Woodcock (Daniel Day-Lewis) dhe e motra Cyril (Lesley Manville) janë në krye të modës britanike, veshin fisnikërinë dhe yjet e kinemasë dhe të gjitha gratë elegante të kohës. Gjithçka ndryshon kur Reynolds takon Almën (Vicky Krieps), një vajzë që shumë shpejt do të kthehet në muzën dhe dashnoren e tij.
Kthimi i Meri Poponsit
Rob Marshall është në krye të këtij filmi që është i vendosur 20 vjet më vonë pas takimit të parë me dadon më të famshme të kinemasë dhe me familjen Banks. Emily Blunt dhe Lin-Manuel Miranda janë dy protagonistët e komedisë muzikore ku do të shfaqen edhe Meryl Streep, Colin Firth, Julie Walters, Angela Lansbury dhe Dick Van Dyke.
A rainy day in New York
Historia e re e Woody Allenit ka në qendër një çift të ri adoleshentësh dhe se si do të evoluojnë jetët e tyre paralelisht me historinë e dashurisë. Timothée Chalamet, Elle Fanning dhe Selena Gómez, Jude Law, Rebecca Hall, Diego Luna dhe Liev Schreibe janë aktorët.
Ka lindur një yll
Bradly Cooper dhe Lady Gaga janë aktorët e filmit. Kjo do të jetë një sfidë për të dy, pasi aktori lëvron regjinë, ndërsa këngëtarja atë të protagonistes kryesore pasi e ka provuar më parë në “Amerikan Horror Story”.
Ocean’s eight
Sandra Bullock, Cate Blanchett, Anne Hathaway, Helena Bonham Carter, Mindy Kaling, Rihanna dhe Sarah Paulson janë protagonistet e këtij filmi. Damian Lewis është i keqi. Drejtohet nga Gary Ross dhe ka të tjera si Anna Wintour, Kim Kardashian, Zayn Malik, Kendall Jenner, Serena Williams, James Corden dhe Zac Posen. Del në 8 qershor.
Të gjitha paratë e botës
Një triler i Ridley Scottit u prek nga skandalet seksuale të një prej protagonistëve Kevin Spacey. Regjisori i “Thelma”-s dhe “Louise”-s si dhe i “Gladiator”-it e nxori jashtë aktorin dhe filloi xhirimet me Christopher Plummer. Michelle Williams dhe Mark Wahlberg janë të tjerë protagonistë. Del më 23 shkurt.
Mamma Mia 2
Personazhet e filmit muzikor “Mamma Mia” kthehen me një seri të dytë me aktorë si Meryl Streep, Amanda Seyfried, Stellan Skarsgård, Pierce Brosnan, Colin Firth dhe Christine Baranski. Filmi del më 20 korrik 2018.