10 gola të Yll Muqollit në fitoren e re të Besës

23 shkurt 2021 | 22:21

Hendbollisti premtues, Yll Muqolli, ka shënuar 10 gola të martën mbrëma në fitoren e re të Besa Famgas. Në hapje të Superligës A, kampionia aktuale e mposhti bindshëm Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat 47:25.

Dhjetë prej golave i shënoi Yll Muqolli, ndërsa nëntë gola i realizoi Drilon Tahirukaj. Te Vëllaznimi u dallua Florian Rexha me tetë gola derisa Mali Luzha i realizoi gjashtë.

Besa Famgas ka fituar 19 ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 38 pikë. Vëllaznimi është i gjashti me 15 pikë. Dy ndeshjet tjera të xhiros së 19-të luhen të mërkurën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zyrtarja e LDK-së, Donika Gërvalla, i ka quajtur të pasinqerta…