10 huazimet më të shtrenjta në histori të futbollit
Philippe Coutinho ishte ylli i fundit në radhë, që u huazua për një shumë të majme nga Barcelona te Bayern Munchen. Një praktikë që po intensifikohet mes klubeve të futbollit në kohë merkatoje, kur milionat nuk mjaftojnë për të bërë blerje përfundimtare.
Sidoqoftë, në shumicën e kësaj rruge të ndjekur është lënë “litari jashtë”, çka do të thotë se pala e interesuar ka pasur mundësinë e blerjes së lojtarit përkatës në fund të kohës së huazimit. Nuk ka funksionuar në disa herë kjo skemë, mjafton të kujtojmë dy huazimet e Higuain (Milan dhe Chelsea), James Rodriguez (Bayern Munchen).
Lista e lojtarëve të huazuar
10.Philippe Coutinho – sezoni 2019-20
Lojtari brazilian i Barcelonës u huazua te Bayern Munich për 8.5 milionë euro.
9.Gonzalo Higuain – sezoni 2018-19 (gjysma e dytë)
Lojtari argjentinas u huazua te Chelsea nga Juventusi për 9 milionë euro.
8.Gonzalo Higuain – sezoni 2018-19 (gjysma e parë)
Lojtari argjentinas u huazua te Milani nga Juventusi për 9 milionë euro.
7.Mattia Destro – sezoni 2012-13
Lojtari italian u huazua nga Genova te Roma për 11.5 milionë euro.
6.Nicolo Barella – sezoni 2019-20
Lojtari italian u uazua nga Cagliari tek Interi për 12 milionë euro.
5.Carlos Tevez – sezoni 2007-08
Lojtari argjentinas u huazua nga West Ham te Manchester United për 12.7 milionë euro.
4.James Rodríguez – sezoni 2017-18
Lojtari kolumbian u huazua nga Real Madridi te Bayern Munchen për 13 milionë euro.
3.Duvan Zapata – sezoni 2018-19
Lojtari kolumbian u huazua nga Sampdoria tek Atalanta për 14 milionë euro.
2.Giovani Lo Celso – sezoni 2019-20
Lojtari argjentinas u huazua nga Betis te Tottenham për 16 milionë euro.
1.Kylian Mbappe – sezoni 2017-18
Lojtari francez u huazua nga Monaco te PSG për 45 milionë euro.