10-jetshi i AAK-së: Kosova Fituese tani po bëhet realitet i pakthyer
03 shkurt 2025
| 20:54
Kandidati për deputet i AAK-së me numër 10, Besnik Tahiri, po vazhdon fushatën fuqishëm anë e mban Kosovës.
Ai ka shkruar në “Facebook” për një takim nga qyteti historik i Prizrenit.
Tahiri ka thënë se Kosova fituese tani po bëhet realitet i pakthyer.
“Nga kryeqyteti historik, Prizreni i themi kësaj qeverie se edhe pas 25 vite shtetndërtimi, e kemi një kryeministër që nuk e kupton shtetin, zhvillimin e as pagën minimale, duke e menduar që paga minimale funksionon si nië lloj shtese a subvencioni. Pra kemi një kryeministër që është ose i paaftë politikisht, dhe nuk njeh as tregun e punës, ose edhe në fushatë sillet si një populist. Kosova Fituese tani po bëhet realitet i pakthyer”, ka shkruar Tahiri.