10 kopjet sulmuese që shënuan më shumë në Evropë këtë sezon
Sulmuesit janë shumë të rëndësishëm në një skuadër, teksa me golat e tyre vendosin ndeshje. Kopjet e këtij reparti nuk janë aspak të thjeshta për t’u formua, por ka skuadra si Sassuolo që kanë arritur të ndërtojnë një binom fantastik Caputo-Berardi. Skuadra e De Zerbit e mbylli sezonin e tetë radhazi në Serie A, duke shënuar 69 gola në total, teksa 35 prej tyre u realizuan nga këta dy futbollistë. Caputo 21 dhe Berardi 14. Një kopje që zë vendin e 10-të në renditjen speciale në Evropë.
Vendin e parë e mban dyshja Lewandowski-Gnabry, që realizuan në total 46 gola, 34 polaku dhe 12 talenti gjerman. Në vendin e dytë gjendet dyshja e Lazios, Immobile-Caicedo me 45 gola, 36 gola për italianin dhe 9 gola për ekuadorianin. Vend i tretë shkon për dyshen e Juventusit, Ronaldo-Dybala, që realizuan 42 gola në total, 31 sulmuesi portugez dhe 11 ai argjentinas. Ata kanë arritur që të bëjnë edhe më mirë se dyshja e Barcelonës, Messi-Suarez, ku shënuan 41 gola, 25 Messi dhe 16 uruguaianin.
Në vendin e pestë ndodhet dyshja e Leipzig, Werner-Schick me 38 gola. Vetëm vend i gjashtë për dyshen kampione të Liverpool-it, Salah-Mane, që realizon në total 37 gola. Më pas renditjen dy kopje shumë interesante në Itali si Lukaku-Martinez të Interit me 37 gola dhe Zapata-Muriel të Atalantës me 36 gola, të dy me nga 18. Shumë më poshtë gjenden Sterling dhe Aguero, me vetëm 36 gola gjatë këtij sezoni, duke realizuar 1/3-n e golave të përgjithshëm të ekipit. Në këtë renditje interesant është fakti se janë 5 dyshe nga skuadrat italiane, ndërsa mungojnë dyshet sulmuese të Francës, pasi ky kampionat nuk u mbyllë deri në fund për shkak të pandemisë.