
10 lojtarë pritet të largohen nga Unitedi
Trajneri Ruben Amorim dëshiron që të largojë plotë 10 lojtarë të Manchester United teksa revolucioni në ekipi anglez ka filluar të marrë formë, sipas raportimeve të fundit.
“Djajtë e Kuq” transferuan Patrick Dorgun nga Lecce dhe Ayden Heaven nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të janarit.
Klubi po planifikon që të përforcohet edhe më shumë gjatë afatit kalimtar veror.
Por para se të kompletohen blerjet e reja, Amorim pritet që të shkurtojë ekipin e tij për t’i hapur rrugë lojtarëve të ri. Sipas një raportimi nga mediumi spanjoll Fichajes, Amorim pritet që të heq qafe plotë 10 lojtarë të Unitedit.
Rasmus Hojlund dhe Mason Mount kryesojnë këtë listë, pasi iu bashkuan klubit në marrëveshje të mëdha.
Hojlund u transferua tek Unitedi nga Atalanta për shumën e 72 milionë eurove, teksa Mount erdhi nga Chelsea për 55 milionë euro. Antony, Jadon Sancho dhe Marcus Rashford të cilët janë dërguar në huazim, pritet që të largohen përfundimisht nga klubi në verë.
Sancho u largua pas mosmarrëveshjeve me ish-trajnerin Erik Ten Hag, teksa Antony dhe Rashford siguruan transferimin gjatë dimrit tek Real Betis dhe Aston Villa respektivisht. Mesfushorët Casemiro dhe Christian Eriksen po ashtu po konsiderohen si teprica në ekipin e teknikut portugez gjithashtu.
Victor Lindelof, Jonny Evans dhe Tom Heaton e kompletojnë listën e 10 lojtarëve të cilët pritet të largohen nga Unitedi.