10 lojtarët më të paguar në NBA
05 shtator 2019
| 11:20
Në prag të fillimit të sezonit të ri 2019-2020 në NBA, revista “Basketball Insiders” ka publikuar renditjen e lojtarëve më të paguar në NBA.
Stephen Curry është në krye të listës, madje ai është basketbollisti i vetëm që kalon shifrën e 40 milionë dollarë për sezon. Në podium janë edhe Chris Paul i Oklahomës (i dyti) e Russell Westbrook i Houston (i treti). Ata pasohen nga Kevin Duranti dhe James Hardeni. Vetëm i shtati LeBron James, ikona e NBA-së, që ka zbritur nga froni. Akoma edhe më larg kreut është MVP i finaleve të “play-off”-it, Kawhi Leonard, në vendin e 13-të me 32.7 milionë dollarë.
NBA: Top 10 basketbollistët më të paguar (2019-2020)
- Stephen Curry (Golden State Warriors) 40,231,758 milionerë dollarë
- Chris Paul (Oklahoma Thunder) 38,506,482 milionerë dollarë
- Russell Westbrook (Houston Rockets) 38,506,482 milionerë dollarë
- Kevin Durant (Brooklyn Nets) 38,199,000 milionerë dollarë
- James Harden (Houston Rockets) 38,199,000 milionerë dollarë
- John Wall (Washington Wizards) 38,199,000 milionerë dollarë
- LeBron James (Lakers) 37,436,858 milionerë dollarë
- Kyle Lowry (Toronto Raptors) 34,996,296 milionerë dollarë
- Blake Griffin (Detroit Pistons) 34,449,964 milionerë dollarë
- Paul George (Clippers) 33,005,556 milionerë dollarë