10 mënyrat se si Bashkimi Europian po lufton Covid-19

07 prill 2020 | 11:13

Parlamentit Evropian ka shpërndarë një një video informuese ku shpjegon rolin e BE-së në koordinimin e përgjigjes që prej shpërthimit të pandemisë së Covid-19.

Më poshtë dhjetë gjërat që po bën BE për të luftuar Covid-10, nga një pjesë e të cilave mund të përfitojnë dhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, me statusin e ri pas vendimit për çeljen e negociatave për anëtarësim.

Ngadalësimi i përhapjes
Sfidat e jashtëzakonshme kërkojnë masa të njëjta. Duke mbyllur kufinjtë e jashtëm të zonës Shengen ndaj fluturimeve të panevojshme, BE ka ndihmuar në kufizimin e përhapjes së virusit, si në Evropë edhe më tej.

Furnizimi me mjete
BE ka ngritur korsitë e gjelbra për të garantuar furnizimet ndër-kufitare, ka përgatitur rezervat e pajisjeve mjekësore dhe ka ftuar vendet anëtare të marrin pjesë në tenderat e përbashkët për maska dhe ventilatorë.

Nxitja e kërkimit
Fondet e BE-së po mbështesin 140 ekipe kërkimi për të gjetur një vaksinë dhe për të njohur më mirë diagnozat për përmirësimin nga Covid-19, si dhe menaxhimin dhe trajtimin klinik.

Sigurimi i ringritjes
Për të ndihmuar BE-në të ringrihet nga ndikimi ekonomik dhe social i pandemisë, Komisioni do të propozojë një paketë nxitëse si pjesë e buxhetit afatgjatë.

Riatdhesimi i qytetarëve
Mekanizimi i Mbrojtjes Civile të BE-së ka ndihmuar mijëra evropianë të shpërndarë nëpër botë që të kthehen në shtëpitë e tyre.

Solidaritet evropian
Parlamenti ka mbështetur regulla të reja që i mundësojnë Fondit Evropian për Solidaritetin të mbulojë emergjencat shëndetësore. Deri në 800 milion euro do të jenë të gatshme për vendet anëtare këtë vit.

Mbështetje ekonomisë
Banka Qendrore Evropiane ka siguruar 750 miliardë euro për të çliruar borxhet e qeverive. Për më shumë eurodeputetët miratuan edhe një paketë prej 37 miliard euro në mbështetje të kujdesit shëndetësor, të bizneseve dhe të punëtorëve.

Mbrojtje e vendeve të punës
Për të garantuar që punëmarrësit të ruajnë vendet e tyre të punës nëse kompanitë hasin probleme, Komisioni po propozon masa të reja për të mundësuar mbështetje financiare për punën e pjesshme.

Mbrojtja e internetit
Me milionat e njerëzve që punojnë nga shtëpia, shpejtësitë e larta të internetit janë jetësore. Për të shmangur mbingarkimin e rrjetit, BE i kërkoi Netflix-it, Facebook-ut dhe Youtube-it që të ulnin cilësinë e shpërndarjes në mënyrë që të gjithë të kenë qasje në internet, si për punë ashtu apo për kohën e lirë.

Mbrotja e mjedisit dhe e kombanive ajrore
Parlamenti Evropian ka mbështetur rregulla të reja që i japin fund fluturimeve boshe dhe ndihmojnë kompanitë të përshtaten me uljen e kërkesave për fluturimet ajrore. Euronews.

https://youtu.be/TUmqrIpE3Yc

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tregoi se sot e ka…