10 mijë e 885 raste aktive me Covid në Kosovë
14 mars 2021
| 15:20
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) se ka njoftuar se në vendin tonë janë edhe 10 mijë e 885 raste aktive me Covid.
“Numri total i rasteve pozitive është 77.253 raste nga 354.967 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.702 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 304 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 64.666 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.885”, ka njoftuar IKShPK-ja.