10 mijë euro në muaj qira për Zyrën e auditorit
24 janar 2018
| 15:37
Për objektin Zyrës së Auditorit të Kosovës nga buxheti i shtetit paguhen 10 mijë euro në muaj vetëm për qira.
Kështu ka deklaruar auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani gjatë raportimit para anëtarëve të Komisionit për Buxhet dhe Financa.
Ky lajm është pritur me shqetësim dhe është kritikuar nga anëtarët e këtij komisioni, raporton “Epoka e re”.
Nënkryetarja e këtij komisioni, Safete Hadergjonaj, ka thënë se është shqetësuese të paguhet gjithë kjo shumë për qira. “Nga vizitat e jashtme që kemi pasur, ne nuk kemi parë askund jashtë vendit një gjë të tillë. Kjo praktikë duhet të ndërpritet, pasi mund t’i konvenojë dikujt”, ka thënë Hadergjonaj.
A.MAVRAJ