’10 milionë euro i janë falur furragjisë së mallahës, braVVo!’
07 gusht 2023
| 07:58
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar për aferat e miellit dhe grurit nga Qeveria e Kosovës.
Mustafa në Facebook ka shkruar se 10 milionë euro i janë falur furraxhiut të lagjes, shokut të vet, për t’ia paguar mallin që nuk vjen kurrë.
Ai ka shkruar se paratë i jepen furraxhiut pa asnjë procedurë, e ai ia jep shokut në Poloni pa asnjë procedurë, sepse është “sekret shtetëror”.
Postimi i plotë:
“Sekret shtetëror” me ja falë 10 milionë euro furragjisë t’mahallës, shokut t’vet, me pagu mallin që nuk vjen kurrë.
Natyrisht, paret i ipen furragjisë pa asnjë procedurë, e furragjia ia jep shokut t’vet në Poloni pa asnjë procedurë, sepse “sekret shtetëror”.
Sekreti i shtetit = me trashë xhepin. BraVVo.