10 persona në pranga në Prishtinë për posedim të drogës dhe armëmbajtje
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Prishtinë, pas hetimeve rreth dy mujore të rastit të koduar me emrin “Përsëritësi”, në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë, në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e Shtetit dhe Gjykatën (GJPP) kompetente, mbështetur edhe nga stacioni policor Veriu në Prishtinë, kanë realizuar një plan taktik policor gjatë të cilit në flagrancë janë ndaluar dhe arrestuar dhjetë persona të dyshuar meshkuj kosovar, të përfshirë në veprime të kundërligjshme.
Gjatë operacionit policor është bastisur një shtëpi banimi në Prishtinë dhe janë kontrolluar pesë automjete, me që rast në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:
– 96.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë
– 44.4 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë
– 1 armë zjarri
– 2 karikator
– 17 fishekë
– 358.8 euro para kesh të dyshuara të jenë fituar nga shitja e narkotikëve.
– 4 telefona celular
– 1 peshore digjitale
Pas kompletimit të rastit me vendim të Prokurorit kujdestar, katër (4) nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje, kurse të tjerët janë liruar në procedurë të rregull.