10 pyetje për Albin Kurtin!
Shkruan: Gjergj Dedaj, ish-ambasador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut
1. Kush je ti Albin, që nuk e njeh dhe as nuk e respekton, flamurin, himnin dhe institucionet e drejtësisë së Kosovës?
2. Kush je ti Albin, që nuk i përgjigjesh ftesës së Prokurorisë së Republikës së Kosovës, duke premtuar se do të themelosh “një prokurori të re” me militantët e LV?
3. Kush je ti Albin, që shkarkon, denigron dhe diskriminon rivalët politik dhe familjarët e tyre, ashtu siç bënin dikur regjimet e diktaturës bolshevike moniste?
4. Kush je ti Albin, që nuk e shkarkove asnjë zyrtar të regjimit tënd, qoftë edhe të atyre të cilët janë në burg për korrupsion dhe krim?
5. Kush je ti Albin, që po synon me i ndalu mediat dhe fjalën e lirë, me kontrollu KPM, RTK dhe agjensionet, bordet dhe institucionet shtetërore, publike dhe buxhetin e Kosovës. Çfarë ndodhi me Zajednicën, Bashkimin Kombëtar e deri te hapja e Urës së Ibrit, përmes te cilave erdhe duke mashtruar në pushtet?
6. Kush je ti Albin, që viziton familjet e personave të zhdukur dhe nuk ke zbardhur për 5 vite, fatin e asnjë personi të zhdukur, gjatë luftës në Kosovë?
7. Kush je ti Albin, për tu çjerrur në fushata e për vota për UÇK dhe vetë je veteran i rrejshëm, që ndjellë dhe provokon luftë në Kosovë, duke mbjellur panik dhe konflikt në Kosovë, për propagandë elektorale dhe populizem?
8. Kush je ti Albin, që na i ktheve në pushtet ish-pushtetarët, familjarët dhe pasardhësit e tyre të regjimit famëkeq të Serbisë, në kabinete, institucione, ambasada për t’i rehabilituar, duke diskrimunar ata dhe ato të cilët për 30 vjet,1990-2020, ishin bartësit e lirisë dhe themeluesit e shtetit të Kosovës?
9, Kush je ti Albin, që e kundërshtove Marrëveshjen e Rambujesë, dëmtove miqësinë dhe partneritetin historik dhe strategjik, të arritur me shumē mundi, djersë dhe gjak, me SHBA, BE, NATO, Britaninë e Madhe, Shqipërinë dhe vendet mike, duke e vënë Kosovën nën sanksione, ngjashëm me Rusinë dhe Bjellorusinë?
10. Kush je ti Albin, që ke prapë fytyrë me ia kërku besimin dhe votat qytetarëve “analfabet funksional” të Kosovës, të cilët regjimi yt i poshtëroj, zhgënjej, varfëroj dhe i mashtroj…?