10 raste të reja me Covid dhe 64 të vaksinuar
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar dhjetë raste të reja me Covid dhe janë shëruar 19 persona.
Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 64 doza të vaksinës kundër Covidit.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.221 doza të vaksinës. Deri më sot 822.041 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 101.605 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 806 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.514. Në total numri i rasteve aktive është 431”, ka njoftuar MSh-ja.