10 raste të reja me Covid dhe 93 persona të vaksinuar

08 qershor 2022 | 15:22

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 10 raste të reja me Covid.

Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 93 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.608 doza të vaksinës. Deri më sot 823.310 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.896 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 254 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.214. Në total numri i rasteve aktive është 54”, ka njoftuar MSh-ja.

May be an image of text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paulo Dybala ka refuzuar ofertat e Newcastle United dhe Arsenalit…