10 sekretet e aktores së famshme për t’u dukur elegante, të gjithë mund të mësojmë diçka
12 shtator 2023
| 14:08
Sipas aktores së famshme, Priyanka Chopra, kur ishte adoleshente, ajo ishte një vajzë e zakonshme e viteve ’90. Në atë kohë, ajo vishej me pantallona të ngushta dhe xhaketa të fryra.
Ndërsa në vitet 2000, e reja u bë një aktore si dhe filloi të vishte rroba shumë të shtrenjta. Por kur kuptoi se dukej si një pemë e Krishtlindjes, ajo zgjodhi të adoptonte një stil më të thjeshtë dhe të bukur.
“Bright Side” ka publikuar disa fotografi të bukuroshes nga India, duke treguar gjithashtu edhe disa nga sekretet që ylli përdor për të krijuar pamjen e saj.
10 sekretet e yllit të kinematografisë për t’u dukur elegante dhe bukur:
Pëlqen veshjet një ngjyrëshe
Kombinon fundet e gjata me golf
Zgjedh të bardhën për çdo event
Pëlqen të tregojë këmbët e saj
Preferon vathët e mëdhenj
Tërheq vëmendjen me dekoltenë e saj të thellë
Tregon rrënjët e saj indiane
Mendon se ia vlen të marrësh një rrezik
Ajo e di se sa të rehatshme janë rrobat e thurura
Ajo gjeti llojin e saj të përsosur të jumpsuit