10-shi i AAK-së, Besnik Tahiri 

05 janar 2025 | 22:25

Besnik Tahiri, nënkryetar i AAK-së dhe kryetar i Grupit Parlamentar të AAK-së, në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit është sërish kandidat për deputet me numër 10 në listën e AAK-së.

Ai ka shkruar në “Facebook” se konsistenca është sekreti i suksesit. “Vo1o”, ka shkruar Tahiri.

Besnik Tahiri është një lider që ka dëshmuar përkushtim dhe integritet në çdo hap të karrierës së tij.

Si përfaqësues i Kosovës në arenën ndërkombëtare në PACE, ai ka mbrojtur interesat e vendit me dinjitet dhe profesionalizëm, duke ngritur lart emrin e Kosovës në Strasburg dhe më gjerë.

Me një përvojë të pasur si ish-zëvendëskryeministër dhe ekspert ndërkombëtar, Tahiri ka luajtur një rol kyç në reforma shtetërore dhe qeverisjen lokale, duke treguar vizion dhe guxim për të ndërtuar institucione më të forta dhe më efikase.

Ai është një lider i cili vendos interesat e qytetarëve mbi gjithçka tjetër dhe ka një qasje të qartë dhe të ndershme për të ardhmen e vendit.

Besnik Tahiri nuk është vetëm një politikan, por një zë për qytetarët, një udhëheqës që dëgjon, kupton dhe vepron. Tani, ai garon përsëri për deputet me numrin 10, duke sjell me vete përvojën, vizionin dhe përkushtimin që i duhen Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Babai i Granit Xhakës, Ragip Xhaka e ka uruar djalin…