10 shpërthime mëngjesin e sotëm në Kiev
31 tetor 2022
| 08:14
Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se të paktën 10 sulme kanë goditur kryeqytetin ukrainas.
Bëhet me dije se këto sulme janë bërë me raketa, shkruan “Sky News”.
Ndërkaq, kryebashkiaku i Kharkiv, Ihor Terekhov, tha se qyteti është goditur nga dy raketa.
Kujtojmë se Rusia ka shtuar sulmet me raketa ndaj Ukrainës javët e fundit pasi fajësoi Kievin për një shpërthim që dëmtoi urën e Krimesë.