10 shtetet e BE-së me shpejtësinë më të lartë të internetit
Zyra statistikore e Bashkimit Evropian, Eurostat, ka publikuar të dhënat për mbulimin e internetit me shpejtësi të lartë në Kontinentin e Vjetër.
Ndër të tjera janë publikuar të dhënat për dhjetë vendet me mbulimin më të mirë.
Renditja e dhjetë vendeve me mbulimin më të mirë të internetit është si më poshtë:
Maltë, ku të gjitha familjet kanë internet me shpejtësi të lartë;
Luksemburgu, ku 96 përqind e familjeve kanë internet me shpejtësi të lartë;
Danimarka, ku 95 përqind e familjeve kanë internet me shpejtësi të lartë;
Spanja, ku 94 përqind e familjeve kanë internet me shpejtësi të lartë;
Letonia, ku 91 përqind e familjeve kanë internet me shpejtësi të lartë;
Holanda, ku gjithashtu 91 për qind e familjeve kanë internet me shpejtësi të lartë;
Portugalia, ku gjithashtu 91 për qind e familjeve kanë internet me shpejtësi të lartë;
Irlanda, ku 89 përqind e familjeve kanë internet me shpejtësi të lartë;
Islanda, ku gjithashtu 89 përqind e familjeve kanë internet me shpejtësi të lartë;
Rumania, ku 87 për qind e familjeve kanë internet me shpejtësi të lartë.
Gjatë vitit të kaluar, 70 për qind e familjeve në BE kishin mbulim me internet me shpejtësi të lartë. Kjo është një rritje e konsiderueshme nga viti 2013, kur ishte vetëm 16 për qind. Synimi i Unionit është që deri në vitin 2030, të gjitha familjet të kenë internet me shpejtësi të lartë dhe mbulim të rrjetit 5G.