10 sportistët më të paguar, Messi lë pas Ronaldon

14 maj 2021 | 16:58

Revista amerikane Forbes ka zbuluar 10 sportistët më të paguar për sezonin që lamë pas. Në krye të renditjes është ngjitur sportisti i UFC-së Conor McGregor. Ai ka arritur të përfitojë nga sporti, reklamat apo dhe bizneset private, plot 180 milion dollarë.

I dyti në renditje është ylli i Barcelonës, Lionel Messi. Kapiteni i ekipit katalanas e mbylli vitin me 130 milion dollarë, duke lënë pas Cristiano Ronaldon me vetëm 10 milion dollarë më pak.

Ylli i futbollit amerikan, Dak Prescott, i cili arriti të fitojë shumën e 107.5 milion dollarëve, renditet në vendin e katërt. Me 96 milion dollarë përfitime e mbylli sezonin e kaluar legjenda e NBA, LeBron James, i cili mban vendin e pestë.

Vendi i 6-të i takon përsëri një futbollisti. Flasim për Neymar, i cili e mbylli vitin me 95 milion dollarë të fituara. Tenisti Roger Federer mban vendin e 7-të në kuotën e 90 milion dollarëve, ndërsa kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton me 82 milion dollarë renditet në vendin e tetë.

Në dhjetë sportistët më të paguar kanë arritur të futen edhe Tom Brady (Futboll Amerikan) me 76 milion dollarë dhe Kevin Durant (NBA) më 75 milion dollarëve të ardhura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një…