10 talentët më të vlefshëm në ‘Euro 2024’

14 qershor 2024 | 16:20

Janë emëruar dhe renditur tashmë 10 “fëmijët e mrekullueshëm” apo talentët më të vlefshëm në Kampionatin Evropian.

Në prag të fillimit të turneut, faqja e specializuar e statistikave dhe transferimeve, “Transfermarkt” ka renditur talentët më të mirë në “Euro 2024”. Ata kanë emëruar dhe renditur yjet më të mirë të moshës nën 19-vjeç, duke shfaqur disa prej talenteve më të mirë në futbollin botëror. Leo Sauer i Sllovakisë, i cili luan për Feyenoord, renditet i 10-ti përpara polakut Kacper Urbanski dhe turkut Semih Kilicsoy.

Mesfushori Arthur Vermeeren, i cili luan për Atletico Madridin dhe Belgjikën, dhe ylli i Real Madridit, Ardu Guler, renditen respektivisht në vendin e shtatë dhe të gjashtë. Kobbie Mainoo i Anglisë hyn në listë si i pesti, pasi ka shkëlqyer në Manchester United sezonin e kaluar. Ai ka një vlerë prej 30 milionë euro. Një përfaqësues i tretë turk, Kenan Yildiz renditet i katërti, ndërsa objektivi portugezi Joao Neves, i cili ka një vlerë prej 55 milionë euro, renditet i treti.

Ylli i Paris Saint-Germain dhe Francës, Warren Zaire-Emery, renditet i dyti me një vlerë prej 60 milionë euro, ndërsa fenomeni i Barcelonës dhe Spanjës, Lamine Yamal, është talenti më i vlefshëm në Euro 2024, me një vlerë prej 90 milionë euro.

10 talentët më të vlefshëm në “Euro 2024”

1.Lamine Yamal (Spanjë) – 90 milionë euro
2.Warren Zaire-Emery (Francë) – 60 milionë euro
3.Joao Neves (Portugali) – 30 milionë euro
4.Kenan Yildiz (Turqi) – 30 milionë euro
5.Kobbie Mainoo (Angli) – 30 milionë euro
6.Arda Guler (Turqi) – 30 milionë euro
7.Arthur Vermeeren (Belgjikë) – 25 milionë euro
8.Semih Kilicsoy (Turqi) – 12 milionë euro
9.Kacper Urbanski (Poloni) – 7 milionë euro
10.Leo Sauer (Sllovaki) – 5 milionë euro

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti e ka parashikuar si të…