10 të shëruar dhe 2 raste të reja me covid-19 në Malishevë
23 dhjetor 2020
| 17:11
Sot në territorin e Komunës së Malishevës, 10 persona janë shëruar, të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe 2 raste të reja.
Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë të Kosovës, Instituti Rajonal i Shëndetit Publik në Prizren, dhe në komunikim me rastet në terren.
Rastet e reja janë regjistruar në Mleqan dhe Carrallukë, ndërsa numri i rasteve aktive është 56.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, në Komunën e Malishevës, janë regjistruar 531 raste me covid-19, prej tyre 443 janë shëruar, 32 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 56 raste.