10 të vdekur dhe 173 raste të reja me Covid
19 shtator 2021
| 15:01
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 10 viktima nga COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë infektuar edhe 173 persona.
Sot janë shëruar 2.261 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 146.444. Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.193 doza të vaksinës kundër COVID-19. Në total numri i rasteve aktive është 9.764.