10 vatra zjarri në Shqipëri, asnjë rrezik për banesat
20 korrik 2022
| 11:06
Në të gjithë Shqipërinë janë dhjetë vatra zjarri problematike.
Të dhënat më të fundit nga terreni flasin për një normalizim të situatës. Janë nën kontroll dhe drejt shuarjes dy vatrat në Qarkun e Vlorës.
Në qarkun e Durrësit janë neutralizuar katër zona zjarri, duke shmangur rreziqet për zonat e banuara.
Më e qetë është situata në Patin të Klosit dhe Marikaj të Vorës.
Po ashtu, vëmendja është përqendruar në shpatin e malit në Balldren, në fshatin Lekbibaj në Tropojë dhe në fshatin Dushk të Lushnjes. /Euronews Albania/