10 viktimat e masakrës së Rezallës kthehen sot në Kosovë
30 shtator 2021
| 11:09
Dhjetë viktimat e masakrës së Rezallës, trupat e të cilëve janë gjetur në varrezat masive të Kizhevakut në Serbi, do të riatdhesohen sot në Kosovë.
Këtë e ka konfirmuar Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, i cili ka bërë me dije se eshtrat e zhvarrosura në Kizhevak iu përkasin shtatë identifikimeve të reja të nga masakra e Rrezallës si dhe dy ribashkimeve me eshtrat e zhvarrosura vite më parë nga varreza masive në Rudnicë të Rashkës, Serbi.
Trupave të pajetë do iu bëhet homazhe në pikën kufitare në Merdarë, ku i pranishëm pritet të jetë edhe kryeministri Albin Kurti.