10 VITE NGA DEKORIMI PRESIDENCIAL I HEROIT TË KOMBIT XHEVAT QERIMI
22 dhjetor 2024
| 21:58
Pjesë nga fjalimi im në Akademine e Nderimit për Shokun e Bashkëveprimtarin tim, Heroin e Kombit e të Urdhërit të Pavarësisë së Kosovës Xhevat Qerimi!
“…Krejt në fund, një shqiptarë si Ky, udhëheqës i shquar, me fakte e argumente historike!
Kuadër i stërvitur për të komanduar me luftën e UÇK-së!
Jo vetëm është nderi i kombit, por nga Presidenti i Kosovës duhet të dekorohet Hero i Heshtur i Kosovës dhe të mbulohet me nderimet e merituara shtetërore e kombëtare…”!
Prishtinë, 10 Janar 2013!
Dhe një vit më vonë, Presidentja Jahjaga, duke e pasur në tryezë propozimin, e dekoron me Urdhërin e Pavarësisë!
Lavdi e përjetshme, jetës dhe veprës së pavdekshme, të Heroit të Kombit Xhevat Qerimi!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 22 Dhjetor 2024!