10 vite nga ngritja e flamurit të AUTOCHTHONOUS në Beograd, aty ku Kombëtarja luftoi me shpirt për Shqipërinë
14 tetor 2024
| 11:38
Më 14 tetor 2014 kombëtarja shqiptare e futbollit zbarkoi në Beograd, aty ku do të luhej ndeshja e vlefshme për Europianin Francë 2016.
ProfitSence Logo
Ishte minuta e 42’ kur takimi që po luhej në Stadiumin e Beogradit u ndërpre.
Një banderolë me hartën e Shqipërisë së madhe, ku shkruhej “AUTOCHTHONOUS” dhe me dy figurat që shpallën pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor 1912, Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin, u ngrit nga Ballist Morina me dron në stadiumin e Partizanit të Beogradit në zemër të Serbisë.
Episod që u shoqërua me tensione dhe dhunë të frikshme, nga tifozeria vendasie, por edhe nga lojtarët serb kundrejt ekipit të Shqipërisë.
Me djemtë “KUQEZI” që u shfaqën sypatrembur për të mbrojtur flamurin e Shqipërisë së Madhe.