10-vjeçarja shtatzënë, në muajin e tetë
11 nëntor 2019
| 17:48
Një vajzë 10-vjeçare është dërguar të spital për kontroll, ku është zbuluar se ishte shtatzënë në muajin e tetë.
Mjekët në Posadas, në veri të Argjentinës, kanë ardhur në përfundimin se ajo kishte qenë përdhunuar nga i vëllai i saj 15-vjeçar.
Policia ka nisur hetimet, ndërkohë që mediet vendase kanë thënë se vajza as nuk e ka kuptuar se çfarë po ndodhte, dhe ka thënë se kishte qenë përdhunuar nga vëllai i madh vetëm një herë.
Departamenti i Shërbimeve Sociale ka thënë se vëllai është larguar tashmë nga familja, dhe foshnja, që do të lindë në dhjetor, do të rritet nga nëna e vajzës. /TCh/