10 vjet burgim për ish-policin që vrau Klodian Rashën
14 korrik 2021
| 14:32
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 10 vjet burgim ish-policin Nevaldo Hajdaraj që ka vrarë Klodian Rashën më 8 dhjetor të vitit 2020.
Dënimi fillestar ishte me 15 vjet burgim, mirëpo për shkak të gjykimit të shkurtuar janë hequr pesë vjet.
Gjatë seancës së sotme, avokati i Hajdarajt ka kërkuar ndryshim të veprës penale nga “vrasje me dashje” në “vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme”, si dhe ka kërkuar të dënohet në minimum.
Vetë Hajdaraj nuk ka folur, por avokati ka shprehur pendesë nga ana e tij./Euronews.al/