10 vjet martesë, Prindoni me presidenten
04 shtator 2022
| 08:00
Dje ka qenë një ditë e veçantë për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu.
Çifti ka festuar 10-vjetorin e martesës.
Zotëria i Parë ka publikuar një fotografi me Osmanin, e realizuar nga një vizitë në Liqenin Bled të Sllovenisë, i njohur për ishullin e veçantë në mes dhe kishën që ndodhet në të.
“Një dekadë së bashku (formalisht), për shumë vite të tjera që do të vijnë”, ka shkruar Prindon Sadriu në një fotografi të publikuar në “Facebook”.
Ata janë prindër të dy vajzave binjake, Anda dhe Dua.