​10 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për drejtësi Kosovë-Serbi

10 shkurt 2025 | 08:19

Sot mbushen dhjetë vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjes për drejtësi në mes Kosovës dhe Serbisë.

Takimi ndërmjet kryeministrit asokohe të Kosovës Isa Mustafa dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiq kishte përfunduar me nënshkrimin e marrëveshjes për drejtësi. Kjo, sipas ndërmjetësueses Federica Mogherini, ishte arritur rreth orës 02:00, pas mesnate.

“Rezultat i mrekullueshëm në rifillimin e dialogut Beograd – Prishtinë! Faleminderit të dyja palëve”, kishte shkruar Mogherini në ish-rrjetin social Twitter – X.

Pas takimit, Mustafa kishte thënë se marrëveshja mundëson funksionimin e sistemit unik të drejtësisë në Kosovë.

I pyetur nëse janë diskutuar tema të tjera në dialog, Mustafa kishte thënë se nuk do të hapen tema të reja pa u shuar institucionet paralele në veri me theks të veçantë ‘mbrojtja civile.’

Ndërsa, Vuçiq kishte thënë se me arritjen e marrëveshjes fiton Serbia dhe serbët e veriut, të cilët nuk do të mund të mbipërfaqësohen pasi Gjykata e Mitrovicës do të ketë 9 prokurorë shqiptarë dhe 9 serbë.

Përfaqësuesja e BE-së, në anën tjetër, kishte bërë me dije se dy kryeministrat madje do të punonin bashkë edhe rreth çështjes së migrimit ilegal të kosovarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje kryeson në zgjedhjet parlamentare të së dielës, por…