10 vjet nga vendimi i GjND-së, Basha: Koha për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

23 korrik 2020 | 10:40

Me rastin e 10-vjetorit të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) për njohjen si të ligjshme të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, lideri i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha, ka nxjerr në pash përpjekjet e shtetit shqiptar 10 vjet më parë për njohjen e këtij vendimi.

Basha ka publikuar një dokument nga koha kur ai ishte ministër i Jashtëm, drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) për çështjen e ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Në këtë 10-vjetor të fitores së kësaj beteje ligjore, lideri i opozitës ka bërë thirrje për njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë, si shërbim për qytetarët dhe stabilitetin.

“10 vjet më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Sot është koha për njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Kjo i shërben qytetarëve të dy vendeve, paqes dhe stabilitetit të rajonit. Shqipëria në krah të Kosovës me diplomacinë e saj dhe në koordinim të plotë me partnerët tanë strategjikë, dha gjithçka për shpalljen e pavarësisë dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Së bashku, në krah të njëri-tjetrit, do të përballojmë çdo sfidë e sigurojmë të ardhmen”, ka thënë Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova ka…