10 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Britani
18 shkurt 2018
| 15:45
Dhjetë vjet më parë Britania e Madhe dhe Republika e Kosovës kanë vendosur marrëdhënie diplomatike.
Lajmin e ka bërë me dije nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.
“Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova gëzojnë një marrëdhënie të ngushtë dhe të qëndrueshme. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë Kosovën për t’u integruar duke pritur përforcimin e marrëdhënieve tona edhe më tej në vitet e ardhshme”, ka njoftuar Ambasada britanike.