10 vjet pa luajtur, City pritet t’i besojë një 36-vjeçari

09 shtator 2021 | 11:50

Pezullimi i lojtarëve brazilianë të Premier Ligës nga FIFA që nuk u lejuan nga klubet të udhëtojnë me kombëtaren e tyre në kualifikueset e fundit të “Katar 2022” pritet t’i japin shansin e debutimit në portën e Manchester Cityt, portierit të tretë, Scott Carson.

Me Edersonin e pezulluar dhe numrin 2 të Guardiolës, amerikanin Zak Stefen i cili është i infektuar me koronavirus, 36-vjeçari do të ketë shansin për të luajtur ndeshjen e parë në Premier Ligë pas 3765 ditësh, në transfertën e kësaj fundjave kundër Leicesterit.

Nëse Manchester City do të rrezikojë që të luajë me Edersonin, atëherë rrezikon që të gjobitet. Ndeshja e fundit e portierit veteran të kampionëve të Anglisë, ka qenë më shumë se 10 vite më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, kryetari i partisë "Ura", Dritan…