10 vjetori i pavarësisë së Kosovës, njëra ndër ngjarjet kryesore sivjet në Evropë
Viti 2018 pritet të sjellë një varg ngjarjesh të rëndësishme në Evropë, duke filluar zgjidha e problemeve me emigrantë në Gjermani, finalizimi i statusit të Katalonisë në Spanjë, deri tek 10 vjetori i pavarësisë së Kosovës.
Kështu vlerëson televizioni prestigjoz “Euronews” në shkrimin e të cilës përmendet edhe Kosova si një nga ngjarjet kryesore të muajit shkurt.
Në këtë shkrim theksohet se muaji shkurt do të shënjojë disa ngjarje të rëndësishme sa i përket dy lëvizjeve separatiste, Kosovën që feston 10 vjetorin e pavarësisë së saj nga Serbia, si dhe 100 vjetorin e deklaratës së pavarësisë së Lituanisë.
Ndërkaq ngjarje të tjera të rëndësishme të përmendura për vitin 2018 janë edhe efektet e “BREXIT”, ngjarjet sportive në Francë , si dhe përvjetoret e sulmeve terroriste në këtë të fundit dhe në Barcelonë ./Lajmi.net/