100 000 maskat e nisura për Itali dërgohen në Çeki
Rreth 100 000 maska të dërguara nga Kina për në Itali kanë përfunduar në Republikën Çeke.
Një gabim i tillë ka ndodhur ndërsa Evropa, tani epiqendra e pandemisë së koronavirusit, përballet me mungesën e tyre.
Problemi është thelbësor në Itali, pasi vendi numëron 5 476 viktima dhe 59 138 të infektuar.
Por Republika Çeke, e cila gjithashtu po përgatitet për një rritje të të infektuarve, ka forcuar kontrollet mbi eksportin dhe shpërndarjen e një materiali të tillë.
Sipas ‘The Local’, ishte e paqartë nëse incidenti ishte një keqkuptim, një gabim logjistik ose një përpjekje e qëllimshme për t’I mbajtur maskat.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm çek, Jan Hamacek, pranoi se, për fat të keq, pas hetimeve të mëtejshme, doli që një pjesë më e vogël e një konfiskimi mallrash ishte një dhuratë e Kinës për Italinë.