100 ditë pas marrëveshjes në Uashington, mungojnë milionat

15 dhjetor 2020 | 08:37

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka thënë në emisionin “DPT te Fidani” në “T7”, se ekipi i Kosovës në që mori pjesë në Marrëveshjen e Kosovës ishte tërësisht i papërgatitur.

“Ekipi i Kosovës në ShBA ishte tërësisht i papërgatitur. Nuk e dinte se çfarë do të flitej në takim. U kuptua tanimë se marrëveshja e Uashingtonit ishte vetëm për fushatë të Trumpit. Ka dëme nga ajo marrëveshje. E kemi parë se çfarë u bë me Ujmanin. Shqetësimet tona i kemi shprehur në interpelancë”, tha ajo.

“Shkuan vetëm për foto. 100 ditë pas saj, jo vetëm mungojnë milionat e premtuara, por edhe ka dëme”, shtoi ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria austriake paraqiti qenin e parë ushtarak të stërvitur për…