100 euro për studentët, fillon aplikimi

20 tetor 2022 | 11:12

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur aplikimi për studentë për mbështetje nga pako për përballje me inflacion.

Murati ka thënë se sot në “e-Kosova” është hapur aplikimi për studentë për të përfituar nga mbështetja e njëhershme me 100 euro, transmeton lajmi.net.

Ministri Murati në “Facebook” ka theksuar se të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët aktiv që studiojnë në programet e akredituara në Republikën e Kosovës.

Postimi i plotë i Muratit:

Hapet aplikimi për studentë për mbështetje nga pako për përballje me inflacion

Sot në e-Kosova është hapur aplikimi për studentë, për të përfituar nga mbështetja e njëhershme me 100 euro.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët aktivë që studiojnë në programet e akredituara në Republikën e Kosovës.

Aplikimi do të jetë i hapur deri më 6 nëntor, në platformën eKosova, ngjashëm sikurse herën e kaluar për studentët shtetas dhe jo-shtetas që studiojnë në Kosovë.

Pas mbylljes së aplikimit, listat do të verifikohen me institucionet arsimore të akredituara, dhe listat e konfirmuara do të procesohen për pagesë.

Formulari i aplikimit për studentët shtetas të Republikës:

https://ekosova.rks-gov.net/Services/SubService?service=358

Formulari i aplikimit për studentët jo-shtetas:

https://ekosova.rks-gov.net/SubService/360

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka…