100 eurot nga Qeveria, ja kur do t’i marrin punëtorët e sektorit privat

27 prill 2022 | 13:10

Qeveria e Kosovës mori vendim për ndarjen e 100 eurove për studentët, pensionistët, punëtorët e sektorit privat dhe të atij publik.

E aplikimi për punëtorët e sektorit publik u hap javën e kaluar, saktësisht më 21 prill.

Për të aplikuar në linkun e hapur duhej që punëtorët e sektorit privat të kenë të plotësuara kushtet që kërkoheshin, e që lidheshin me deklarimin në ATK.

Por nga Ministria e Financave gjithashtu kanë treguar se kur mund të marrin këto 100 euro, të gjithë ata që aplikuan në kuadër të sektorit publik.

“Punëtorët të cilët janë deklaruar nga punëdhënësi në periudhën tatimore mars 2022, mund të aplikojnë, mirëpo subvencionin do të mund ta përfitojnë vetëm pasi të jenë deklaruar edhe për periudhat tatimore prill dhe maj, që nënkupton se subvencionin do të mund ta marrin në fund të muajit qershor 2022”, u tha nga ministria.

Po ashtu u shtua se aplikimi për mbështetje nga kjo masë do të jetë i hapur nga data 21 prill, deri më 20 maj 2022.

Përpos kësaj, Ministria e Financave pati thënë se të dhënat në aplikim duhet të jenë të sakta, si dhe llogaria bankare duhet të jetë në emër të përfituesit.

“Përndryshe, nëse të dhënat e plotësuara janë të pasakta, përfshirë numrin e llogarisë bankare, atëherë aplikuesi nuk do të mund të përfitojë nga subvencionimi. Kusht për kualifikim për mbështetje nga kjo masë është që punëtori të ketë qenë i deklaruar si i punësuar në periudhën tatimore shkurt 2022.”

Qeveria e Kosovës mori vendim për ndarjen e 100 eurove, por aplikimi i studentëve për të përfituar nga kjo ndihmë nuk është bërë ende. Së fundi, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka bërë të ditur se janë në përgatitje për aplikim edhe të studentëve në kuadër të platformës e-kosova.

“Jemi afër finalizimit të platformës për aplikim për shtesën prej 100 euro për studentë. Ditëve në vijim do të dalim me njoftim dhe udhëzimet mbi procesin e aplikimit”, ka thënë Kryeziu.

Qeveria e Kosovës më 12 prill ka prezantuar disa masa të reja në kuadër të pakos me qëllim të mbështetjes financiare për qytetarët, në kohën e ngritjes së çmimeve në vend.

Me nga 100 euro për muajin prill si masë e njëhershme do të ndihmohen familjet me asistencë sociale, pensionistët, punëtorët e sektorit publik dhe atij privat dhe studentët. Vlera totale e të gjitha këtyre masave është mbi 100 milionë euro dhe nga këto masa e kjo shumë do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë.

Sektori publik këtë ndihmë prej 100 euro është paraparë ta marrë bashkë me pagën mujore të ardhshme. Ndërsa nga kjo ndihmë nuk përfiton askush që paga e tij apo e saj është mbi 1 mijë euro. Nga kjo nuk përfitojnë madje as ministrat e Qeverisë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri bullgar i Energjisë Alexander Nikolov tha se pasi Gazprom…