100 familje me kushte të vështira ekonomike në Deçan ndihmohen me pako higjienike dhe ushqimore
27 mars 2020
| 19:39
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë me dije se sot kanë bërë shprëndarjen e pakove higjienike dhe ushqimore për 100 familje me kushte të vështira ekonomike, në Komunën e Deçanit.
Ai ka thënë se ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
“Ky aksion është donacion nga Komuna e Deçanit në bashkëpunim me UNCF, të cilët i falenderojmë për përkrahjen”, ka deklaruar Ramosaj.
/Epoka e re/