100 fëmijë lëmoshë-kërkues në Kosovë, shteti s’ka zgjidhje për ta
04 janar 2020
| 23:16
Në Kosovë ndalohet me ligj angazhimi i fëmijëve në aktivitete që dëmtojnë zhvillimin e tyre.
Por, megjithatë organizatat që merren me të drejtat e tyre thonë se një numër i madh i fëmijëve angazhohen në aktivitete të ndryshme në rrugë që dëmtojnë shëndetin psiko-fizik të tyre.
Ata bëjnë thirrje për shtimin e shërbimeve për fëmijët dhe familjet e tyre, siç është hapja e më shumë qendrave për strehimin e përkohshëm, raporton “Zëri i Amerikës”.
Aktualisht Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale ka regjistruar rreth 100 fëmijë që bëjnë punë të tilla.
Mentor Morina nga kjo ministri, tha se janë rreth 100 raste të evidentuara që fëmijët kërkojnë lëmoshë rrugëve.