100 kamera të sigurisë do të vendosen në qytetin e Gjilanit
26 shkurt 2018
| 15:27
Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë me dije se 100 kamera të sigurisë do të vendosen në këtë komunë, investim ky nga ICITAP-i dhe Ambasada Amerikane në vlerë prej 88 mijë dollarësh.
“E falënderoj ICITAP-in dhe Ambasada Amerikane për mbështetjen në realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për Gjilanin. Kamerat do të vendosen në qytet, nëpër institucionet publike, në shkolla dhe në tri hyrje-daljet e qytetit dhe me këtë do të krijohet një siguri dukshëm më e madhe për qytetarët”, ka thënë Haziri.
Ai ka theksuar se projekti do të fillojë brenda pak ditësh, ndërsa do të përfundojë brenda këtij viti.