100 metra kolona te Dheu i Bardhë

08 gusht 2024 | 08:59

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet për të dalë nga Kosova përmes Dheut të Bardhë po shkojnë deri në 30 minuta në mëngjesin e të enjtes.

Sipas përditësimit të fundit për të dalë nga Kosova përmes Dheut të Bardhë kolona është 100 metra. Ndërsa për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kufitare, qytetarët po presin deri në 10 minuta.

Në Merdar, ndërkaq, nuk ka pritje të gjata. Për të hyrë në Kosovës pritjet janë deri 10 minuta, ndërsa për të dalë nga Kosova pritjet janë deri 20 minuta.

Në Muçibabë e Mutivodë nuk ka pritje as në hyrje e as në dalje.

Edhe në pikat tjera kufitare raportohet të jenë më qetë, me pritje të zakonshme nga 3 deri në 5 minuta. E njëjta vlen edhe për kamionë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vijon të jetë tepër e rrezikshme situata në zonën kufitare…