100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit, Krasniqi i AAK’së: Edhe Peci po GUXOjka

15 nëntor 2024 | 20:41

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Prizren, Besnik Krasniqi, ka reaguar pas skandalit të radhës së ministrit Peci me vëllaun e Fitore Pacollit të VV’së, për grantin prej 100 mijë eurove, shkruan Periskopi.

Krasniqi në Facebook ka ironizuar me shprehjen:

”Edhe Peci po guxojka”, duke thënë se i madh e i vogël prej kësaj partie po e rrjepin shtetin.

Postimi i plotë:

Edhe Peci po GUXOjka

I madh e i vogël në këmbë për ta rrjepur shtetin. Skandal pas skandali, kjo qeveri po dëshmon se ka mision ta lërë secilin të ngjyjë në sahanin e zhvatjes. Rasti i sotëm tregon se edhe ministrat si Peci GUXOjnë t’i shpërblejnë pushtetarët dhe servilët e devotshëm si Fitore Pacolli, duke ua marrë bukën nga goja familjarit pa të ardhura, fermerit, veteranit e invalidit të luftës dhe shumë të tjerëve që nuk u ka rastisur të kenë sebepe nëpër institucione.

Pushtet i kalbur që kutërbon erë korrupsioni e nepotizmi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, e…